Art & Kulturë

Mbrëmje e muzikës klasike “gur, gur bëhet URË”

Mbrëmje e muzikës klasike „gur, gur bëhet URË“
Salla Iliria, Hotel Mak Albania (ish Sheraton)
Hyrje e lirë!

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar dhe Ambasada Gjermane në Tiranë ju ftojnë në një mbrëmje koncertore simfonike nën drejtimin e dirigjentit gjerman Mateusz Moleda. Si pianist solist do të dëshmojë sërisht talentin e tij muzikanti shqiptar Marin Gjollma, i cili ka studiuar dhe jetuar për një kohë të gjatë në Gjermani. Ai shoqërohet nga Orkestra Simfonike e RTSH.

Programi i kësaj mbrëmje koncertore shumë të veçantë përfshin Uverturë nga Opera “Fidelio” të Beethoven-it, Koncertin për Piano të Schumann-it Op. 54 në la minor dhe Sinfonia Nr. 8, në Sol mazhor të Dvorák. Me zgjedhjen e operës së vetme të Beethoven “Fidelio” për këtë koncert, ne ngremë një urë me rastin e 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, i cili këtë vit është leitmotivi i Tetorit Gjerman. Ideja qëndrore tek “Fidelio”, e cila u shfaq për herë të parë në Vjenë në vitin 1805, është përpjekja për të qenë i lirë. Opera vë në qendër dy luftëtarë të lirisë dhe vullnetin e tyre për të çliruar veten nga kthetrat e shtypjes dhe burgosjes së padrejtë.

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjermani 2019 „gur-gur bëhet URË“. Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund t’a shkarkoni nëpërmjet këtij Linku: https://qrco.de/tetorigjerman

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).