Është momenti për të shijuar disa njoki fantastike me pana dhe proshutë të tymosur. Shije ju tregon në mënyrën më të thjeshtë të mundshme rrugën e realizimit të tyre pa shumë mund!
Përbërësit
50 gr gjalpë
200 gr proshutë e tymosur (speck, e prerë hollë)
1 kuti pana (“Granarolo”)
150 gr djathë parmixhano (“Granarolo”)
1 lugë gjelle kripë
1 pako pasta (Njoki nga “Divella”)
Përgatitja
Në një tigan skuqni proshutën e tymosur me gjalpë. Shtoni panën dhe sipër i grini djathin parmixhano. Trazojeni mirë.
Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni kripën dhe vendosni për të zierë njokit.
Pasi të jenë gati ia shtoni tiganit me pana. I trazoni mirë dhe në fund i servirni të ngrohta.
Sipër i grini djathë parmixhano sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!