Bolivia do të ndërtojë një muze nënujor në fund të liqenit Titikaka, me një vlerë prej 10 milionë dollarësh, pas zbulimit të mijëra objekteve arkeologjike në thellësitë e tij, njoftoi sot Ministria boliviane e Kulturës.
Rajoni i liqenit Titikaka, që shtrihet në 8 562 kilometra katrorë mes Bolivisë dhe Perusë, ka qenë djep i disa kulturave, që lulëzuan para epokës koloniale.
Zbulimet e fundit, të realizuara vitin e kaluar, kanë mundësuar gjetjen e rreth 10 000 objekteve arkeologjike, të tilla si objekte të prodhuara me eshtra, qeramikë apo metal, si dhe eshtra njerëzore dhe kafshësh dhe enë kuzhine që korrespondojnë me kohën e civilizimeve antike paratiuanakota, tiuanakota dhe inkase.