Shën Valentini është një shenjtor që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt.
Shumë martirë të krishterë quheshin Valentin. Valentinët e martirizuar më 14 shkurt janë Valentini i Romës dhe Valentini i Ternit. I pari ishte një prift në Romë, i cili u martirizua në vitin 269 pas Krishtit dhe u varros në rrugën “Flaminia”. Në bazilikën “Santa Maria in Cosmedin” gjendet e ekspozuar kafka e Shën Valentinit së bashku me një kurorë me lule. Relike të tjera të tij gjenden në bazilikën “Santa Prassede” dhe në kishën “Carmelite” në Dublin të Irlandës. Valentini i Ternit u bë peshkop në Interamna (Terni i sotëm), në vitin 197 pas Krishtit dhe thuhet se është martirizuar gjatë persekutimeve të perandorit Aurelian. Ai është varrosur gjithashtu në rrugën “Flaminia”, por në një vend të ndryshëm nga ai i Valentinit të Romës. Reliket e tij gjenden në bazilikën “Saint Valentine” në Terni. Enciklopedia katolike përmend gjithashtu një shenjtor tjetër të quajtur Valentin, i cili përmendet në martirizimet e hershme të datës 14 shkurt.
Ai u bë martir në Afrikë bashkë me disa të tjerë, por nuk dihen më shumë fakte rreth tij.Legjenda e Shën Valentinit të Ternit. Peshkopi Dimitri i Institutit Ortodoks të Kërkimeve shprehet se Shën Valentini ishte një prift në Romën e viteve 270, një kohë kur kisha ishte duke pësuar persekutime të mëdha. Detyra e tij ishte të ndihmonte të krishterët t’i shpëtonin persekutimit dhe t’u siguronte atyre rite si martesat, të cilat ishin të ndaluara nga Perandoria Romake. Të dhënat mbi Shën Valentinin ka mundësi të jenë shkatërruar në fillim të shekullit IV nga persekutimi i fundit dhe më i rëndi i të krishterëve.
Në shekullin V dhe VI u publikua një vepër e quajtur “Passio Marii et Marthae”. Në të pasqyroheshin histori të trilluara rreth martirizimit të Shën Valentinit dhe të shenjtorëve të tjerë. Kjo vepër deklaronte se Shën Valentini ishte persekutuar për shkak se ishte i krishterë dhe se ishte marrë në pyetje nga vetë Perandori Klaudi II. Ky i fundit ishte impresionuar nga Valentini dhe se kishte diskutuar gjatë me të, madje ishte përpjekur edhe ta bindte të kthehej në pagan, që në këtë mënyrë t’i shpëtonte jetën. Valentini kishte refuzuar dhe përkundrazi ishte përpjekur që ta kthente Klaudin në të krishterë dhe për këtë shkak ai ishte ekzekutuar. Përpara se të ekzekutohej, ai kishte shëruar vajzën e verbër të rojës së burgut Asterius.
Që prej kësaj mrekullie, vajza dhe dyzetekatër anëtarët e familjes së saj, kishin filluar të besonin tek Jezusi dhe ishin pagëzuar. Veç kësaj, Shën Valentini shquhej edhe për martesat e paligjshme që u bënte ushtarëve, të cilët e kishin të ndaluar të martoheshin. Perandori Klaudi II e kishte ndaluar këtë, në mënyrë që të rriste ushtrinë e tij, duke i bërë të mendonin se burrat e martuar nuk ishin ushtarë të mirë. Sipas legjendës, në mënyrë që t’i kujtonte ata për dashurinë e Zotit dhe për t’i nxitur të mbeteshin të krishterë të devotshëm, Shën Valentini kishte prerë nga pergamenët zemra dhe ua kishte dhënë ushtarëve dhe të persekutuarve. Kjo e dhënë cilësohet si origjina e zemrave të përhapura aq shumë në ditën e Shën Valentinit.Një vepër e mëvonshme shtonte një detaj, sipas të cilit Papa Julius I ndërtoi një kishë mbi varrin e tij, por ky detaj ngatërrohet me një tribun të quajtur Valentino, i ci li dhuroi tokë për të ndërtuar një kishë mbi të. Pavarësisht pavërtetësisë së këtij versioni, ai u huazua si i vërtetë dhe qarkulloi nëpër shekuj duke iu shtuar legjendës së Shën Valentinit.
Në mbrëmjen para ekzekutimit, Valentini shkoi kartolinën e parë të Shën Valentinit për vajzën e rojës së burgut, e cila nuk ishte më e verbër. Shprehja “Nga Valentini yt” e përdorur në atë letër, është e njohur ende dhe sot. Historia u bë e njohur në ditët e sotme nga publikimi prej kompanisë më të madhe të kartolinave amerikane dhe nga kanali televiziv i historisë. Xhon Foks, një historian anglez, shprehet se Shën Valentini është varrosur në Kishën Praxedes, në Romë, pranë varrezës së Shën Hippolytus. Ky version thotë se, sipas legjendës, Xhulia mbolli një filiz rozë bajameje në varrin e Shën Valentinit. Në ditët e sotme pemët rozë të bajames janë simbol i dashurisë dhe miqësisë së vërtetë.Ritet tradicionale romake, Lupercalia. Nuk ka prova që të lidhin Ditën e Shën Valentinit dhe festivalet tradicionale të Romës së lashtë, pavarësisht pretendimeve të disa autorëve. Burime bashkëkohore pretendojnë pà «r një lidhje mes festave të shkurtit greko-romake, të cilat, sipas tyre, kremtonin pjellorinë dhe dashurinë.
Nga ana tjetër, dita e Shën Valentinit nuk kishte ndonjë kuptim romantik derisa Xhefri Kaucer, një shkrimtar anglez, shkroi një poezi rreth Valentinit në shekullin 14. Lidhje të mëparshme përqendroheshin tek sakrifica, më tepër sesa tek dashuria dhe romanca. Në kalendarët e Athinës së lashtë, periudha e mesit të janarit dhe mesit të shkurtit ishte muaji i luanit, dedikuar martesës së shenjtë të Zeusit dhe Herës.
Në Romën e lashtë, Lupercalia ishte një festival vendas, që kremtohej nga data 13-15 shkurt dhe ishte një rit i lashtë i lidhur me pjellorinë. Alban Butler në veprën e tij “Jeta e shenjtorëve kryesorë” pretendon pa asnjë provë se në festën Lupercalia, burrat dhe gratë për t’u bërë çift shkruanin emrat e tyre dhe i fusnin në një enë qelqi, nga ku e kanë origjinën edhe letrat e sotme të dashurisë. Në të vërtetë, kjo praktikë u has në mesjetë dhe nuk ka lidhje as me Lupercalian dhe as me ditën e Shën Valentinit.
Shën Valentini në poezi. Lidhja e parë e Shën Valentinit me dashurinë ishte poezia “Parlement of Foules”, e shkruar në vitin 1382 nga Xhefri Kaucer. Vargu që e bëri këtë ditë të njohur ishte:“Për këtë ishte Dita e Shën Valentinit, kur çdo zog fluturonte për të zgjedhur partnerin e tij…”.Kjo poezi u shkrua për nder të përvjetorit të parë të martesës së Mbretit Rikardi II i Anglisë me Anën e Bohemisë. Kontrata martesore ishte firmosur më 2 maj 1381, por martesa e tyre u bë tetë muaj më vonë pasi ishin vetëm 15 vjeç. Lexuesit mendojnë se Kucer i referohej 14 shkurtit, Ditës së Shën Valentinit.
Nga ana tjetër, polemikat vazhdojnë me faktin se mesi i shkurtit nuk është koha e përshtatshme për çiftëzimin e zogjve. Ndaj studiues të tjerë mendojnë se Kraus po i referohej 3 majit, ditës së Valentinit nga Xhenova, prift i cili vdiq rreth vitit 307. Xhek Orç hedh hipotezën se Kaucer mund të jetë duke iu referuar periudhës së 23 shkurtit me kalendarin gregorian, kohë në të cilën disa lloje zogjsh fillonin çiftëzimin në Angli. Janë edhe dy autorë të tjerë, të cilët krijuan poezi rreth zogjve që zgjidhnin partnerët e tyre Ditën e Shën Valentinit, Xhon Gouer nga Britania dhe një luftëtar i quajtur Pardo nga Valencia. Deri më sot, nuk dihet me siguri se cili e bëri lidhjen e parë të Shën Valentinit me dashurinë dhe romancën.Shën Valentini në periudhën mesjetare dhe Rilindjen AnglezeDuke përdorur gjuhën e ligjit, Princesha Izabel e Bavarisë kishte ngritur një “gjykatë të dashurisë” në Parisin e viteve 1400. Festivali Bavarez i Shën Valentinit u themelua më 6 janar, në bazë të “Kartës së gjykatës së dashurisë”.
trajtonte kontrata dashurie, tradhti dhe dhunën kundër gruas. Gjyqtarët ishin të përzgjedhur nga femrat në bazë të leximit të një poezie. Nuk ka fakte të mjaftueshme historike për të vërtetuar këtë festival, ndaj shumë studiues mendojnë se ka mundësi të jetë një histori e trilluar nga princesha. Provat më të hershme të Shën Valentinit janë në shekullin XV me një poezi të shkruar nga Çarli, Duka e Orleansit për gruan e tij.
Në atë kohë Duka po mbahej i mbyllur në Kullën e Londrës, i zënë rob në betejën e Agincourt, të vitit 1415. Një tjetër rast ku përmendet Valentini është në letrat e Margarit Breus për burrin e saj të ardhshëm Xhon Paston. Ajo i shkruan “Valentini im i dashur dhe i mirë”. Shën Valentini përmendet me trishtim edhe nga Ofelia në veprën “Hamleti” (1600-1601).“Nesër është Dita e Shën Valentinit,Shumë herët në mëngjes…Do të vij në dritaren tënde të të lutem, Të më bësh Valentinin tënd”.— Uilliam Shekspir, Hamleti, Akti IV, Skena 5Xhon Don përdori legjendën e martesës së zogjve, si hapje të fjalimit për nder të martesës së Elizabetës, vajzës së Xhejmsit I të Anglisë me Frederikun V në Ditën e Shën Valentinit. Poema moderne që përmend Shën Valentinin janë vargjet e Geimër Xhurton.“Trëndafilat janë të kuq, vjollcat blu,Mjalti është i ëmbël dhe ti gjithashtu. Ti je e imja dashuri dhe un ë i yti jam; Kërkova Valentinin tim Dhe fati më solli tek ti”.