Instituti i Monumenteve të Kulturës do të jetë pjesë e projektit “Best Practice Models for volunteering in European Cultural Heritage”, që është ideuar nga organizata gjermane “European Heritage Volunteers”.
Ky projekt vjen në kuadër të vitit Europian për Trashëgiminë Kulturore 2018, ku kjo organizatë gjermane mban mbi supe më shumë se 20 vite eksperiencë në organizimin e projekteve vullnetare dhe edukative në fushën e trashëgimisë.
Prezantimi i tij është bërë në një takim që është mbajtur në Tiranë nëpërmjet përfaqësuesit të organizatës gjermane, Bert Ludwg dhe drejtoreshës së IMK-së, Arta Dollani. Më pas, Ludwig do të vijojë në ditët në vazhdim, takimet në Himarë.
Ai është përzgjedhur nga shteti gjerman si një prej 7 projekteve pilotë që do të financohen këtë vit kulturor prej tij. Sipas diskutimeve të tanishme, projekti do të realizohet në muajin shtator 2018, duke bashkëpunuar me organizatën “European Heritage Volunteers”, GIZ Shqipëri, Institutit të Monumenteve të Kulturës, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë dhe Bashkisë Himarë.