Art & Kulturë

Balet “Flakët e Parisit” në Cineplexx

“Flakët e Parisit” është një balet mjaft i dashur për të gjithë adhuruesit e kësaj rryme arti, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nga Moska në ekranin e Cineplexx.

Historia rreth këtij baleti vendoset në epokën e Revolucionit Francez, kur Jeanne dhe vëllai i saj Jerome do të largohen nga Marseja drejt Parisit, për të mbështetur lëvizjet revolucionare që kanë zaptuar kryeqytetin.

Në kulmin e luftës për liri dhe të rrezikut për jetën e tyre, të dy ata do të njohin dashurinë, një ndjenjë që vjen e pasqyruar në këtë kërcim kaq të bukur.

Mos e humbni këtë balet, më datë 4 mars tek salla e kinemave Cineplexx. Orari: 16:00- 19:00.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).