Art & Kulturë

Filmi kosovar premierë në Festivalin Ndërkombëtar në Amerikë

Filmi “T’padashtun” (Unwanted) nga regjisori Edon Rizvanolli, do të shfaqet premierë në Santa Barbara International Film Festival (Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Santa Barbara).

Këtë lajm e ka bërë publik regjisori nëpërmjet një postimi në profilin e tij personal në Facebook.

“Happy to announce that “T’padashtun” will have it’s US premiere, as part of the main competition, during the 33rd edition of the Santa Barbara International Film Festival. Jam i lumtur qe “T’padashtun” eshte perzgjedhur per tu shfaqur gjate edicionit the 33te te Santa Barbara International Film Festival.”-, është shprehur ai.

Filmi trajton historinë e një djali me origjinë nga Kosova, i cili jeton në Amsterdam dhe shkakton vazhdimisht probleme për të tërhequr vëmendjen e mamasë së tij. Por gjithçka do të ndryshojë, kur ai mëson traumat që lufta ka shkaktuar mbi mamanë dhe familjen e tij.

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).