Art & Kulturë

Një bibliotekë për shkollën e Krrabës

Ju të gjithë mund të keni dëgjuar për Krrabën kohët e fundit pasi atje ndodhet Syri i Cikllopit, një nga zona më turistike në sy vitet e fundit. Në Krrab nuk ka shumë mundësi për fëmijët dhe shkolla nuk ka mjaftueshëm libra, jo vetëm për ato çfarë kërkohen në orën mësimore, por dhe për libra për të lexuar. Ndaj Klubi letrar “Pena e Re”, Republika e librave dhe plot miq të tjerë që i duan librat kërkojnë ndihmën tuaj për të dhuruar libra për këtë shkollë dhe këto fëmijë.
Librat mund të dhurohen çdo ditë nga mëngjesi në mbremje në Caffe Du Pont në Tiranë. Shkolla e Krrabës përfshin shkollën fillore, nëntëvjeçare dhe atë të mesme nga mund të dhuroni libra për fëmijë që nga mosha 6 – 18 vjeç. Dhurimi mund të bëhet nga data 29 Janar – 20 Shkurt 2018.
Të gjithë librat do të paketohen dhe dhurohen për këto fëmijë më datë 22 shkurt dhe nëse do të keni kohë dhe dëshirë bashkohuni dhe ju ditën e dhurimit

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).