Art & Kulturë

Konkursi i Përmuajshëm Letrar “PENA E RE”

Të nderuar penëshkrues të rinj shqiptarë !

Të gjithë ju që jeni nga mosha 16 – 26 vjeç dhe shkruani ese, prozë ose poezi , jeni të ftuar të konkuroni me një punim tuajin në një nga kategoritë e lartpërmendura. Punimi dërgohet në e-mail adresën : [email protected]
shoqëruar me emër, mbiemër, numër kontakti për Konkursin e Përmuajshëm Letrar , të muajit Shkurt që Pena e Re organizon. Punimet pranohen për konkurim për këtë muaj deri më 20 Shkurt ora 21:00.

Rregullat që duhet të keni parasysh përpara se të konkuroni:

-Të gjitha punimet duhet të jenë dërguar pa gabime ortografike. Është kusht përdorimi i saktë i shkronjës “ë dhe ç”.

-Në një muaj mund të konkuroni veç me një punim dhe veç në një kategori.

-Punimi në çdo kategori nuk mund të jetë më i gjatë se sa 1 (një ) faqe e formatit A4, shkrimi Times New Roman 12.

-Vetëm fituesit e çdo muaji për kategoritë përkatëse si dhe çmimi i meritës pajisen me çertifikatë.

-Nëse punimi që iu keni dërguar si ese nuk përmbush kriteret e një eseje do të skualifikohet automatikisht. Nëse mbetet veç një konkurent në kategorinë ese, ai do do të vlerësohet me çmimin e parë. Nuk mund të penalizojmë një konkurent veç sepse pjesa e tjetër e konkurentëve nuk bëjnë dot dallimin mes esesë dhe prozës.

-Nëse keni thyer të paktën një nga pikat më lart, ju nuk do klasifikoheni në dhjetë konkurentët finalë.

Emrat e të përzgjedhurve për të marrë pjesë në Konkurs do të publikohen më 24.02.2018 në Faqen e Klubit Letrar – PENA E RE .

Suksese të gjithëve !

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).