Në Teatrin Skampa të Elbasanit nisi edicioni IV i Takimit Kombëtar të Orkestrave të Harqeve “Muzika e Dhomës dhe Krijimtaria e saj”.
Përgjatë tri ditëve, orkestra dhe ansamble nga qytete të ndryshme të Shqipërisë do të luajnë muzikë lirike e operistike nga autorët më të njohur për publikun elbasanas.
Publiku do shijojë përgjatë tri netëve mbrëmjet simfonike me pjesëmarrjen e orkestrave dhe asambleve nga Tirana, Vlora, Korça, Fieri, Shkodra, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.