Art & Kulturë

Nis sot në Romë festivali i kinemasë shqiptare

Ka nisur sot Festivali i Kinemasë Shqiptare që për 4 ditë radhazi, 4-7 prill 2019, do të mbahet në qëndrën “Shtëpia e Kinemasë” (Casa del Cinema) në Romë.

“Tema e festivalit është “Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë e pas komunizmit”.

Ky Festival i ideuar dhe i kuruar nga shoqata kulturore CulturaPro në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë, me Ministrinë shqiptare të Kulturës, me Qëndrën Kombëtare arikvore të Kinematografisë e me Institutin Italian të Studimeve Historike mbi Europën Qndrore e Lindore, do të sjellë për publikun italian e shqiptar filmat “Gjeneral Gramafoni”, “Koncert në vitin 1936”, “Amaneti”, “Njeriu me top”, “Letra ere”, “Lindje Perendim Lindje”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Bota kafe” etj.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).