Art & Kulturë

Nis restaurimi i pllakës së kangjellës të shekullit të VI

Një pllakë kangjelle, e cila gjendet në fondet e Muzeut Historik Kombëtar është duke u restauruar nga specialistët e IMK dhe MHK.

Ajo është gjetur pranë bazilikës B, në qytetin antik të Bylisit. Instituti i Monumenteve të Kulturës në Shqipëri ka lajmëruar publikun për startin e restaurimeve të saj.

“Specialistët e Sektorit të Artit pranë IMK dhe MHK janë duke kryer ndërhyrje konservuese në objektin e dëmtuar. Falenderojmë gjithashtu z. Alban Balla, mjeshtrin e gurit dhe të mermerit, i cili është duke dhënë kontributin e tij të vyer përgjatë këtij procesi. Së shpejti, objekti do të ekspozohet në pavionin e lashtësisë”, thuhet në njoftim

Së shpejti pllaka do të jetë gati për t’u ekspozuar në pavijonet e Muzeut.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).