Art & Kulturë

Nis puna për mozaikun e traditës te sheshi i Shirokës

Në sheshin e Shirokës, Shkodër, vijojnë punimet për përgatitjen e strukturës dhe rrjetit nëntokësor. Ky proces do të ndiqet nga faza e shtrimit me pllaka, mozaikët e të cilit janë frymëzuar nga motivet popullore.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se “paralelisht me punimet në shesh, po punohet për strukturën e platformës së liqenit dhe zonën e piknikut. Hapësirë të veçantë do të ketë dhe zona e parkimit”.

Zona e liqenit nuk shfrytëzon maksimalisht potencialin që ka në dispozicion. Hapësira prej hyrjes për në Shirokë dhe drejt fshatit Zogajt ka qenë jashtë vëmendjes urbanistike.

Ajo karakterizohet nga një infrastrukturë e dobët e transportit dhe komunikacionit, shtëpi të rrënuara ose të degraduara në ndërtim, ndërkohë bregu i liqenit në zona të caktuara paraqitet i dëmtuar dhe i ndotur.

Projekti synon ta kthejë Shirokën në një qendër të rëndësishme argëtimi, kulture dhe turizmi duke nxitur aktivitete në liqen dhe rreth tij, si dhe duke ringjallur historinë e traditat pa prekur karakterin natyror të zonës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).