Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Durrës 2019” ka prezantuar në mbrëmjen e tretë të tij Trion “Ad Libitum” nga Maqedonia e Veriut.
Pas interpretimeve të “Minguet Quartet” nga Gjermania dhe “Piano Kuartet” nga Universiteti i Arteve Tiranë në dy mbrëmjet e para të këtij edicioni, instrumentistët nga vendi fqinj sollën në mjediset e Muzeut arkeologjik të qytetit bregdetar vepra nga autorë vendas dhe të huaj.
Silvana Chuleva Atanasova në flaut dhe Lazar Sokolov në klarinetë e saksofon alt nën shoqërimin e pianistes Emilja Kabranova Filipova në pjesën e parë të programit kishin zgjedhur pjesë nga autorët Artan Hasani (1981 – ), Kokan Dimushevski (1958- ) nga Maqedonia e veriut dhe Anze Rozman (1989 – ) nga Sllovenia.