Art & Kulturë

Nis Java e Kuzhinës Italiane në Botë

22-28 Nëntor, rreth e qark Tiranës

Nga data 22 e deri më 28 nëntor, në Shqipëri do të mbahet Java e Kuzhinës Italiane, një projekt i Italian Trade Agency dhe Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë. Kjo fushatë synon të promovojë traditat kulinare italiane në botë, duke qenë se sektori agroushqimor është një ndër pikat e forta të fqinjit tonë perëndimor.

Tema e Javës së Kuzhinës Italiane për këtë vit është “Tradita dhe Perspektivat e Kuzhinës Italiane: Ndërgjegjësimi dhe Rritja e Qëndrueshmërisë së Ushqimit.”

Partnerët e kësaj jave, Conad Albania, Chef Bistro, Gusta La Puglia, Habitat Hotel Tirana, L’Osteria Restaurant, Mia Bistro, Momento, Mon Cheri, PastaMia, Primitivo Wine Shop dhe Tibo’N do të jenë vendet ku qytetarët shqiptarë do të mund të gjejnë produkte të vërteta italiane.

Gjithashtu, në kuadër të projektit ICE  ̶  Conad “Autentico Italiano,” do të organizohen tre shfaqje gatimi me receta dhe produkte Made in Italy të përgatitura nga Alfio Rrotani. Shfaqjet do të mbahen në datat 19, 20 dhe 21 nëntor përkatësisht në pikat e shitjes Conad në Vlorë, Conad në Ring Center dhe Conad në Toptani Center.

Gjatë këtyre datave do të organizohet edhe një Restaurant Tour, ku restorante, kafene, bistro në Tiranë dhe qytete të tjera do të propozojnë menu tipike italiane me degustime të specialiteteve të ndryshme Made in Italy.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).