Art & Kulturë

Ekspozitë: Një rrugëtim në videot muzikore shqiptare ’91-‘11

25 Nëntor – 15 Janar, Bulevard Art and Media Institute

Bulevard Art and Media Institute do të prezantojë përpara publikut TIE-IN Ekspozitën e Videove Muzikore Shqiptare nga vitit 1991 deri më 2011-n. Hapja do të mbahet të enjten e 25 nëntorit, në orën 18:30. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 janar 2022.

TIE-IN është një ekspozitë dhe instalacion multimedial që eksploron territorin dhe zhvillimin historik të prodhimit të videoklipit në Shqipëri në harkun kohor ’91-’11. Me mbi 20 klipe që përfshijnë pothuajse 2 dekada tranzicioni në prodhimin muzikor dhe vizual, TIE-IN gjurmon historinë e artit të hershëm të videoklipit dhe trajektoren e tij të progresit me klipe ikonike si Makina e Memories – Ardit Gjebrea ose Fuoristrada – Spirit Voice, fillimi i viteve ’90, e deri te prodhimet e mëvonshme të studiove VGA dhe Max Production.

Hyrja do të jetë e lirë për publikun.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).