Art & Kulturë

Nis festivali MetroSound – Jehonë Arbëreshe

10, 11, 12 dhe 17, 18, 19 Mars, Teatri Metropol

Më datë 10 mars nis festivali MetroSound – Jehonë Arbëreshe, i cili do të sjellë për publikun muzikën, traditën, gjuhën, kërkime dhe hulumtime mbi kulturën arbëreshe. Festivali është një projekt i Teatrit Metropol në bashkëpunim me Tirana European Youth Capital dhe Kongresin Rinor Kombëtar.

MetroSound do të zhvillohet në Teatrin Metropol në datat 10, 11, 12 dhe 17, 18, 19 mars. Eventi i parë i festivalit do të jetë një takim mes studiuesish, etnomuzikologësh e antropologësh. I ftuari kryesor i këtij takimi do të jetë etnomuzikologu Nicola Scaldaferri, i cili është gjithashtu kompozitor dhe profesor në universitetin e Milanos. Gjatë këtij takimi do të diskutohet mbi kulturën, gjuhën dhe muzikën arbëreshe. Takimi do të moderohet nga drejtori artistik i këtij projekti, pianisti dhe kompozitori Robert Bisha.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).