Art & Kulturë

Austrian Institute of Excellence organizon “Iron Lady” për të gjashtin vit

8 Mars, Wiener Werkstatt

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 mars, Austrian Institute of Excellence organizon për të gjashtin vit radhazi “Iron Lady”.

Çdo grua dhe vajzë mund të bëhet pjesë e aktiviteteve në formë workshop-i, si skulpturë përmes saldimit, punime bizhu artizanale, vepra artistike me gozhë dhe dekorim qirinjsh.

Aktivitetet do të mbahen në ambientet e “Wiener Werkstatt,” pranë gjimnazit “Partizani” dje pjesëmarrja është pa pagesë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).