Dje, më 17 janar ishte 550 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në nder të tij, emisioni “Opinion” për ditën e djeshme trajtoi jetën dhe figurën e Skënderbeut.
Studiuesi Aurel Plasari që ishte një prej të ftuarve, ka zbuluar një detaj të rëndësishëm që lidhet me rrethanat në të cilat vdiq heroi i njohur. Sipas tij, në historiografi ekzistojnë shkaqe të ndryshme nga disa burime.
Versioni zyrtar dhe më i besueshëm sipas Plasarit duhet konsideruar ai i Republikës së Venedikut, që përkon edhe me vdekjen e tij në Lezhë. Këto dokumente tregojnë se Skënderbeu vdiq nga sëmundja e malaries.
Të tjera burime tregojnë se Gjergj Kastrioti u vra nga një shigjetë gjatë betejave.