Filmi italian “Noi e la Giulia” vjen premierë në Tiranë

“Ne dhe Xhulia” (Noi e la Giulia) është një film komedi nga regjisori italian Edoardo Leo, që do të shfaqet në Institutin Italian të Kulturës më 31 janar.

Me iniciativën e klubit të kinemasë së këtij instituti, filmi do të shfaqet në orën 18:30 të ditës së mërkurë.

Filmi trajton historinë e tre shokëve 40 vjeçarë, Diego, Fausto dhe Claudio, të cilët janë të pakënaqur me jetën e tyre dhe vendosin të largohen nga qyteti. Ata e gjejnë veten duke menduar të hapin një fermë dhe bashkohen me një grua 50 vjeçare dhe Elisën, për të bërë ëndrrën e tyre realitet.

Megjithatë, ata do të nisen në një aventurë tragji-komike, kur një person fillon që t’i pengojë nga realizimi i ëndrrës së tyre.

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).