Nesër bëhet plot një vit që kur Letërsia shqiptare humbi njërin nga poetët më të mëdhenj. Dritëro Agolli, pas disa ditësh qëndrimi në spital ndërroi jetë në Tiranë më 3 Shkurt të vitit 2017.
Ai vlerësohet si një ndër autorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, me veprat si Komisari Memo, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo , Trëndafili në gotë, e shumë vepra të tjera.
Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.
Ai ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vite ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.