Obelisku një vepër monumentale në qendër të qytetit të Lezhës mund të vizitohet edhe natën tashmë falë investimit të bashkisë për t’i vendosur ndriçimin e duhur.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu thotë se “sonte i dhamë dritë Obeliskut, një objekt historik me vlera për komunitetin lezhjan! Një ditë, një gjë të re në qytetin e bukur të Lezhës”.
Obelisku është një monument kujtimi dhe nderimi për Kuvendin e Lezhës mbajtur në 2 mars 1444. Me këtë datë, heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu mblodhi në këtë qytet princat shqiptar për t’i bashkuar në luftën kundër perandorisë osmane.