DASHI21. mars – 20. prill
Këtë jave do merrni bekimin e yjeve ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do vije duke u përmirësuar. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje me çdo lloj mënyre. Nuk do mungojnë surprizat nga te dy palët. Beqaret do kenë një jave plot ngjyra dhe emocione. Ata do takojnë persona vërtet interesante dhe mund te fillojnë lidhjet e shume ëndërruara. Financat do përmirësohen ne mënyrë te papritur fale një shpërblimi te majme qe do merrni nga një pune e mbaruar shume kohe me pare. Për shëndetin nuk do keni perse te qaheni. Ne pune do jeni tejet elokuente dhe te kujdesshëm prandaj do i arrini te gjitha objektivat. Ne familje do mbizotërojë harmonia.
DEMI21. prill – 21. maj
Këtë jave ata qe janë ne një lidhje do fillojnë te bëjnë projekte afatgjata dhe mund te marrin edhe vendime te rëndësishme për jetën e tyre. Shume gjera do ju ecin me mire nga sa mendonin. Beqaret gjithashtu duhet te përgatiten për ndryshime rrënjësore. Dikush qe kane pëlqyer prej kohesh mund t’iu sjelle lumturinë e ëndërruar. Ne planin financiar i keni idetë shume te qarta dhe do arrini ta mbani situatën gjithë kohës nen kontroll. Shëndeti do jete me i mire se disa kohe me pare. Edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike dhe te dhimbshme do ndihen me te qete. Ne pune do keni energji dhe ide te shkëlqyera. Do arrini me lart nga sa kishin menduar. Jeta familjare ka për te qene fantastike.
BINJAKET22. maj – 21. qershor
Duhet te bëni te pamundurën gjate kësaj jave qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift sepse nëse i lini gjerat ashtu si janë gjithçka e bukur qe keni ndërtuar do filloje dalëngadalë te shkatërrohet. Beqaret do fillojnë aventura ne dukje afatshkurtra, por qe do zgjasim pafund. Ne planin financiar nuk do keni aspak probleme sepse kohet e fundit keni ditur t’i hidhni me kujdes hapat. Gjendja shëndetësore nuk do jete e mire ditët e para. Do ndiheni goxha te lodhur dhe pa fuqi. Pas te mërkurës situata do filloje te normalizohet. Ne pune këshillohuni edhe me koleget e besueshëm para se te hidhni hapa. Ne këtë mënyrë do shmangni edhe gabimet. Jeta familjare do jete paksa e tensionuar.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Venusi do e favorizoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Me partnerin do kaloni momente te jashtëzakonshme dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Edhe për beqaret ambienti do jete i favorshëm për takime emocionuese. Ka mundësi qe pas te enjtes disa gjera te ndryshojnë edhe për ata. Ne planin financiar duhet te bëni te pamundurën qe te ruani ekuilibrin sepse po filluan problemet zor se do i zgjidhni dot vete. Yjet do kenë ndikim pozitiv edhe tek shëndeti. Do keni mbrojtje te mire imunitare dhe mjaft rezistence. Ne pune do filloni te bëni projekte afatgjata dhe gjerat do ju rrjedhin ashti si i kishit menduar. Jeta familjare do jete e mire.
LUANI23. korrik – 22. gusht
Marsi do kujdeset posaçërisht për jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Ai do ju nxite te jeni me sensuale dhe me te përkushtuar ndaj personit qe keni ne krah. Mbrëmjet do jene edhe me te zjarrta. Beqaret nuk duhet kurrsesi te izolohen sepse kane për te humbur mundësi te shkëlqyera. Buxheti do jete me delikat se javën e kaluar kështu qe duhen marre masa sa me shpejt qe te mundeni. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla dy ose tre ditët e para, por situata me pas do përmirësohet mjaft. Do ndiheni shkëlqyer ne fundjave. Ne pune nuk duhet te jeni mendjemëdhenj dhe nga ana tjetër duhet t’ua vini veshin mire kërkesave te shefave. Jeta familjare do jete delikate.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Mos ju nënshtroni partnerit tuaj për asnjë lloj arsyeje gjate kësaj jave sepse keni për te pasur probleme me te mëdha me vone. Me e mira është te flisni me te dhe për çdo gjë te sqaroheni mire. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me takime interesante. Po i shfrytëzuan sa duhet mundet te fillojnë edhe lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar do vijnë edhe përmirësimet e shumëpritura. Gjendja do jete aq e mire saqë mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndetin duhet ta përkujdesni pak me tepër. Mos neglizhoni asnjë shqetësim sado i vogël qe te jete. Ne pune do ndodhin ndryshime te mëdha. Përgatituni! Jeta familjare do jete e paqëndrueshme.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Jete juaj ne çift nuk do jete shume e qete gjate kësaj jave. Ne disa momente do keni mjaft dyshime për partnerin dhe nuk do mundësi dot ta dashuroni atë si me pare. Po nuk u sqaruar sa me shpejt do keni probleme serioze me vone dhe do vuani. Beqaret do preferojnë me shume ta kalojnë kohen me miqtë e ngushte sesa te kërkojnë pafund princin e kaltër. Këtë gjë ata do ja lënë kohës. Buxheti do ketë me tepër përmirësime nga sa mendonit. Mendohuni mire para se te bëni investime. Shëndeti nuk do jete i keq, përveç disa momenteve kur do ndiheni paksa te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune çdo gjë do ju ece sipas planeve kështu qe mos u shqetësoni. Jeta familjare do jete normale.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Përfitoni nga kjo jave e qete për te zgjidhur te gjitha problemet qe ju kishin dale ne jetën tuaj ne çift. Nëse i lini ende pas dore situata mundet edhe te përkeqësohet me shume. Beqaret do jene sharmante dhe gati për te ndërmarrë edhe hapa me rëndësi. Dita më me fat do jete e shtuna. Sektori i financave nuk do preket aspak nga planetët kështu qe çdo gjë do varet nga menaxhimi qe ju do bëni. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe shqetësime. Mund te ndieni dhimbje shpine dhe dhimbje reumatizma, por situata do përmirësohet ne fundjave. Ne pune do jeni ambicioze dhe te pandalshëm. Shume nga planet do i konkretizoni me shpejt nga sa mendonit. Jeta familjare do jete e mrekullueshme.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Këtë jave do jeni shume te qete ju te dashuruarit dhe do bëni çdo gjë ashtu si do e ndieni. Do dini gjithë kohës si ta mbani partnerin pas vetes dhe kënaqësitë do jene te forta. Për beqaret do ndryshoje tërësisht jeta pas disa takimeve te veçanta qe ne fillim te javës. Për financat ka ardhur koha e duhur për te marre masa. Nëse nuk e bëni tani situata mund te marre tatëpjetën. Shëndeti nuk do jete shume i mire, por kjo nuk do te thotë qe ju te alarmoheni dhe ta lëshoni veten menjëherë. Ne pune do ju duhet thjesht te ndërmerrni disa iniciativa dhe çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Kush guxon, fiton. Marrëdhënia me familjaret do lere shume për te dëshiruar. Kujdes!
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Jave shume e trazuar do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe ne disa momente debatet kane për te qene te zjarrta. Beqaret çfarëdo qe te bëjnë nuk do arrijnë dot ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Me mire le ta kalojnë kohen e lire pranë miqve. Për sa iu përket financave ato do fillojnë te përmirësohen dite pas dite ndërkohë qe ne fundjave do jene te shkëlqyera. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire, nuk do keni për çfarë te qaheni. Ne pune duhet te veproni me shume maturi sepse po bëtë ndonjë gabim do ju prishen te gjitha planet. Me mire ta përfundoni pak me vone diçka qe keni nisur. Me familjaret tregohuni me dashamires.
UJORI21. janar – 19. shkurt
Këtë jave do ëndërroni pasionin e zjarrte dhe gjerat e ekzagjeruara. Do e kritikoni partnerin qe nuk ua plotëson dëshirat dhe qe nuk bëni here pas here çmenduri. Ne fakt, ka rrezik te tregoheni te padrejte me te dhe do e mërzitni pa mase. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do arrijnë ta bëjnë për vete princin e kaltër. Ne planin financiar do e keni te vështirë te hiqni para mënjanë sepse do tundoheni te shpenzoni edhe monedhën e fundit. Ky do jete një gabim me pasoja te renda. Shëndeti do jete mjaft delikat. Mundohuni te konsumoni çaj, supa dhe te mbroheni nga virozat. Ne pune do përballeni me pasojat e disa zgjedhjeve qe keni bere ne te shkuarën. Jeta familjare do jete e konsoliduar.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars
Jave shume e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dini si te silleni dhe si ta bëni gjithmonë për vete partnerin. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe gati për te bere çdo gjë ne mënyrë qe ta ndryshojnë statusin e tyre. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e mire sepse nuk do shpenzoni kuturu. Shëndetin nuk duhet ta lini asnjë moment pas dore. Për çdo shqetësim qe do keni merrni masa dhe këshillohuni me specialiste. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore. Do iu jepet një projekt i ri, goxha me i vështirë, por me më shume fitime. Me pak përpjekje do ja dilni mbanë. Jeta familjare do vazhdoje te jete e qete.