Art & Kulturë

Ndërron jetë shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë

Judith Kerr, autorja e cila fitoi famë me librin e saj të ilustruar për fëmijë “The tiger who came to tea” më 1968, vdiq në Londër në moshën 95-vjeçare, bëri të ditur botuesi i saj Harper Collins.

E lindur në 1923, Kerr u largua nga Berlini në moshën 9-vjeçare së bashku me familjen e saj hebraje, në vitin 1933. Babai i saj, Alfred Kerr, ishte një kritik i njohur teatri, librat e të cilit u dogjën nga regjimi nazist pasi erdhën në pushtet në vitin 1933.

Librat e saj janë përkthyer në 25 gjuhë dhe kanë arritur deri në 9 milionë kopje.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).