Ndahet nga jeta aktorja Marika Kallamata. Lajmin e ka bwrw me dije ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila nw njw postim nw Facebook shkruan:
“Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!
U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!”
Homazhet për aktoren do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00.