Kjo jave do ketë edhe momente te zjarrta e pasionante, por edhe momente te tensionuara per ata qe janë ne një lidhje. Ditët do jene plotësisht te ndryshme nga njëra-tjetra. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe do vazhdojnë te mbeten me te njëjtin status. Për te mos u mërzitur me mire te dalin te argëtohen me miqtë. Ne planin financiar mire është te mos ndërmerrni shume rreziqe duke kryer shpenzime te mëdha. Shëndeti do jete i ekuilibruar dhe nuk do keni as shqetësimin me te vogël. Edhe ata qe kane pasur probleme me pare do ndihen me te qete. Ne pune klima do jete e përshtatshme për te pasur arritje te mëdha. Jeta familjare do kaloje nje jave te zakonshme.
Jupiteri do jete planeti më me fat këtë jave për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment për ta do jete ngazëllyes dhe i begate. Te mërkurën ose te enjten do ndodhe edhe një ngjarje e veçante qe do mbetet ne kujtese. Për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Qe ditën e dyte ata do realizojnë takime qe do ua ndryshojnë te ardhmen. Financat ditët e para mund te kenë disa probleme te vogla, por pas te enjtes gjithçka do jete normalizuar pas masave qe do merrni. Ndihma e te afërmve do jete e çmuar, prandaj me ta do shkoni akoma me mire. Shëndeti do jete delikat. Mund te keni probleme gastrike, hepatike ose me qarkullimin e gjakut. Punës jepini prioritet dhe tregohuni gjithmonë diplomate.
Yjet do e mbrojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift këtë jave dhe për asnjë moment nuk do keni probleme apo zënka me partnerin. Disa nga dëshirat me te hershme gjithashtu do plotësohen. Beqaret do kenë nevoje jetike për ndryshime dhe do bëjnë edhe sakrifica për te mos qëndruar me vetëm. Ditët më me fat do jene e enjtja dhe e shtuna. Për te menaxhuar sa me mire financat duhet te gjeni strategjitë e duhura dhe gjithashtu te mos nxitoheni. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë nuk do jete i shkëlqyer. Për çdo shqetësim duhen marre masat sa pa qene vone. Ne pune do jeni optimiste dhe te pandalshëm, prandaj do arrini çdo qellim. Anëtarët e familjes do i keni gjithmonë mbështetje.
Gjate kësaj jave do qëndroni me shume kohe me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe do keni mundësi te flisni e te zgjidhni çështje delikate. Qe nga e mërkura një tjetër fllad shume me i ngrohte do fryje ne jetën tuaj. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te veprojnë sepse jo te gjithë personat qe do i joshin do jene ne te vërtetë ashtu si do paraqiten. Shpenzimet matini mire sepse vetëm ashtu do e ruani situatën te qëndrueshme. Shëndeti ne tërësi nuk do jete i keq, por mund t’iu ndodhin aksidente te vogla e pa pasoja te renda. Ne pune do jeni te kujdesshëm dhe do e hidhni çdo hap pasi ta keni menduar mire. Disa do arrijnë edhe suksesin e madh qe as nuk e kishin ëndërruar. Familja e qete.
Këtë jave do i shtoni dozat e fantazisë dhe origjinalitetit ju te dashuruarit dhe gjerat ne jetën ne çift kane për t’iu ecur akoma me mire. Për asgjë nuk do qaheni, përkundrazi do emocionoheni nga disa surpriza te jashtëzakonshme qe do ju përgatisë partneri. Beqaret ka mundësi te vendosin ta çojnë me tej një njohje te re dhe do ja kalojnë mjaft mire. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive sepse keni për te pasur probleme serioze. Shëndeti për fat te mire do jete i shkëlqyer, pavarësisht lodhjes dhe situatave qe mund te kaloni. Ne pune me ne fund do i konkretizoni disa nga planet e hershme dhe rezultatet do jene pozitive. Jeta familjare do jete fiks ashtu si e keni ëndërruar.
Kjo jave nuk do filloje shume mire për te dashuruarit, por pas te martës gjithçka do ndryshoje si me magji. Do jeni me shprehës ndaj partnerit dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene ne humorin e duhur, do flirtojnë gjithë kohës dhe ne fund do e bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Sektori i financave mund te ketë tronditje te vogla për shkak te investimeve te mëdha qe do kryeni. Kujdes! Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim qe lidhet me mënyrën tuaj te të ushqyerit dhe jetën sedentare qe bëni. Merrni masa sa pa u përkeqësuar situata. Ne pune fati do ju shoqërojë kurdoherë kështu qe do keni vetëm arritje. Te gjithë do habiten për mënyrën sesi ju do i kaloni edhe sfidat me te vështira, madje edhe familjaret.
Partneri do jete shume kokëfortë gjate gjithë javës dhe ju edhe pse do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka nuk do ia arrini qëllimit. Dashuria nuk do jete ne ditët me te mira. Për beqaret nga ana tjetër do ndodhe një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi qe as ua kishte marre mendja. Ka ardhur koha ta merrni me seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Ne planin shëndetësor nuk keni çfarë te kërkoni me tepër. Do ndiheni mire dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune edhe pse do merrni një vendim te nxituar do arrini atje ku doni. Ne familje do thoni te qe mendoni për diçka.
Partneri do jete shume kokëfortë gjate gjithë javës dhe ju edhe pse do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka nuk do ia arrini qëllimit. Dashuria nuk do jete ne ditët me te mira. Për beqaret nga ana tjetër do ndodhe një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi qe as ua kishte marre mendja. Ka ardhur koha ta merrni me seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Ne planin shëndetësor nuk keni çfarë te kërkoni me tepër. Do ndiheni mire dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune edhe pse do merrni një vendim te nxituar do arrini atje ku doni. Ne familje do thoni te qe mendoni për diçka.
Jeta juaj ne çift nuk do ece shume mire këtë jave dhe shpesh marrëdhënia me partnerin do lere për te dëshiruar. Nuk do keni as kurajën te flisni hapur për gjerat qe ju shqetësojnë. Beqaret nuk duhet t’i mbyllin sytë dhe te bëjnë çdo gjë qe do ju sugjerohet sepse do lëndohen e me vone do vuajnë tej mase. Ne planin financiar do keni fat dhe gjendja do përmirësohet me shume nga sa mendonit. Nëse keni borxhe te vjetra mund t’i shlyeni pa frike. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla, por pa rëndësi dhe qe do kalojnë shpejt. Ne pune dëgjojini me kujdes idetë e kolegeve, por ne fund bëni zgjedhjen tuaj duke analizuar me kujdes çdo gjë. Jeta familjare do jete goxha e ngrohte.
Jeta juaj ne çift do ketë bekimin e Neptunit gjate kësaj jave. Jo vetëm qe do jeni me tolerante e te kuptueshëm, por do përkujdeseni edhe për detajet me te vogla. Nuk do mungojnë as surprizat e veçanta nga te dy palët. Beqaret ka rrezik te tërhiqen nga persona shume te ndryshëm me ta dhe po hodhën hapa mundet edhe te lëndohen. Ne planin financiar do jete e vështirë te ruani ekuilibrin, pasi përveç dëshirës do jete edhe nevoja e madhe për te bere shpenzime te mëdha. Shëndeti deri ditën e mërkurë nuk do ketë shqetësime. Me vone kujdesuni për ushqimin ne mënyrë qe te shmangni problemet e stomakut dhe veshkave. Ne pune do i arrini te gjitha objektivat qe i keni vene vetes. Familja me disa probleme te vogla.
Shmangini sa me shume debatet me partnerin gjate kësaj jave sepse problemet qe mund te lindin do jene tepër te mëdha. Mundohuni te luftoni edhe me kokëfortësinë. Ju beqare nëse doni te krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh te gjitha gjerat. Jeta juaj do jete e ndare edhe ne një pjese me shume! Ne sektorin e financave do keni përmirësime te ndjeshme. Neptuni do jete ne anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ne te kundërt përgatituni për shqetësime. Ambicia ne jetën profesionale do jete e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merreni shtruar. Ne familje tregohuni me te hapur.
Këtë jave do jeni shume te hapur ju te dashuruarit dhe gati te bëni çdo gjë qe keni ëndërruar. Me partnerin gjerat do ecin për mrekulli dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare, por do tregohen te logjikshëm dhe nuk do hedhin asnjë hap te nxituar. Pas te enjtes për ta do filloje një etape me e bukur. Financat do fillojnë te normalizohen goxha pas te martës. Logjika dhe ndihma e planeve do jete e vyer. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Stresi dhe ankthi do bëjnë punën e vet. Ne pune nuk duhet te filloni projekte pa qene te bindur sepse mund te pendoheni me vone. Nga ana tjetër merreni çdo gjë me qetësi dhe pa u nxituar qe te mos gaboni. Familja si normalisht.