Art & Kulturë

Natyra Fest 2018, në Gramsh

Natyra Fest 2018 vjen edhe këtë vit më fuqishëm me itinerare të reja, destinacione mbresëlënëse të cilat presin vetem të zbulohen dhe eksplorohen nga ju që doni natyrën, aventurën dhe një dozë adrenaline.

Më 26-27 Maj, jeni shumë të mirëpritur të na bashkoheni. Krahas itinerareve që bëtë vjet, do ju inkurajonim të provonit ndonjë destinacion të ri si për shëmbull: Zona e Liqenit të Dushkut, Shpellat e Tërvolit, Zona e Lenies, Tunja, Mali i Vinës, Rovia e Kukurit, etj.

Ndryshe nga vjet, aktiviteti përqëndrohet në ditën e shtunë e të djelë, ku të shtunën në mbrëmje qyteti do të ndizet nga tingujt muzikor, atmosfera argëtuese për të shkundur të gjithë lodhjen e ditës dhe për të mbledhur energjitë për aventurën e rradhës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).