Art & Kulturë

Natën, Má – Drama e çmimit Pulitzer në Teatrin Metropol

“Natën, Ma”, drama fituese e çmimit Pulitzer dhe e çmimit të Teatrit Botëror nga autorja Marsha Norman vjen si produksion ekskluziv dhe premierë absolute e teatrit Metropol, me regji të Ema Andreas dhe interpretimin e shkëlqyer të Ilire Vincës dhe Egla Cenos.

Telma, një grua në të 50-tat jeton me të bijën 30-vjecare, Xhesin në të njëjtën shtëpi. Në një mbrëmje në dukje të zakontë, midis bisedës për manikyrin dhe pazarin e javës, papritur Xhesi zbret nga papafingoja me pistoletën e babait të saj. Ajo me qetësi i komunikon të ëmës një vendim të rëndësishëm që do të ndryshojë jetët e të dyjave. Në orën në vijim zbulohet e jashtëzakonshmja brënda jetës rutinë, urgjentja brënda normalitetit dhe dëshpërimi brenda dashurisë.

Shfaqja do të ngjitet në skenë në datat 21, 22, 23, 24, 28, 29, 30, 31 Mars, 4, 5, 6 Prill, ora 19:00 në Teatrin Metropol.

Regjia: Ema Andrea
Interpretojnë: Ilire Vinca, Egla Ceno
Muzika: Bojken Lako
Muzikantë: Endi Aaron Çekani, Rei Kondakçiu
Skenografia: Enio Shehi
Identiteti vizual: Vincenzo Giannattasio

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).