Art & Kulturë

Sot promovimi i librit Masakrën e Tivarit ‘Dimri i Gjatë i Vitit 1945 Tivari”

Ditën e sotme pritet që të promovohet libri “Dimri i Gjatë i Vitit 1945 Tivari” i autorëve Anna Di Lellio dhe Dardan Luta.

Libri është një histori e ilustruar e asaj masakre, histori e cila është varrosur thellë në arkiva, e shtypur, e neglizhuar apo e manipuluar nga historianët, gjithmonë e heshtur, ndonëse kurrë e harruar.

“E tregojmë këtë rrëfim përmes zërit të Shaban Pajazitit dhe rekrutëve të tjerë nga Çubreli (Skënderaj), të cilët mbijetuan për t’i treguar historitë e tyre. Burimet arkivore dhe të shkruara japin dëshmi dokumentuese shtesë të rëndësishme, por kontestuese dhe janë një përkujtues i qartë se historia zyrtare nuk është kurrë e plotë pa dëshmitë e pjesëmarrësve”, shkruhet në njoftim.

Ky libër i publikuar nga Iniciativa për Histori Gojore, 2019 do të promovohet nesër duke filluar nga ora 19:00 në Dit’ e Nat’.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).