“N.q.s e tashmja kërkon të gjykojë të kaluarën, do të humbasë të ardhmen.” Sir Winston Churchill.
E hënë, 25 qershor 2018, ora 19.00.
Sheshi i Teatrit Kombëtar
Nata e korifejve.
Në ditën e 11-të të protestës qytetare për mbrojtjen e truallit publik, godinës së Teatrit Kombëtar, rinovimit, modernizimit dhe teknologjizimit të saj, mblidhemi për të kujtuar dhe nderuar krenarinë e teatrit shqiptar. Një popull që respekton të kaluarën dhe nderon ata që i kanë dhënë shpirtin asaj, tregon mirënjohje dhe kulturë.
Ditën e hënë artistët dhe qytetarët mbjellin pemë në oborrin e teatrit në nder të aktorëve të mëdhenj, që nuk jetojnë më. Ky moment i rëndësishëm dhe domethënës do të shoqërohet edhe me foto të aktorëve ndër vite. Ata janë gjithmonë në tempullin e teatrit me frymën që i dhanë atij. Është detyrë e jona qytetare t’I nderojmë me praninë tonë, me duartrokitje, me kujtesë.
“Teatri është vendi i së vërtetës. Ka zemra që rrahin pas kuintave, zemra që rrahin në skenë, zemra që rrahin në sallë.” Viktor Hygo
Në datën 25 qershor do të jemi shumë zemra që rrahin për artin, për të bukurën, për vlerat, për historinë. Nëse edhe zemra jote rreh për aktorët e mëdhenj, për teatrin dhe bukurinë e tij, për Tiranën, për Shqipërinë, eja në orën 19.00 në sheshin e teatrit Kombëtar.”
Nata e Korifenjve të Teatrit Kombëtar
Prev Post
Ditë informuese Make it in
Next Post
Numri i turistëve në Shqipëri