Art & Kulturë

Ditë informuese Make it in Albania

GIZ është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) që të zbatojë programin për “Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitjen e punësimit dhe arsimin e formimit profesional” në Shqiperi. (ProSEED)

Në kuadër të mbështetjes të komponentit “Pjesmarrja sociale e te rinjve ne nevoje dhe grupeve te minoriteteve”, GIZ-ProSEED së bashku me Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2 Diber – Durres – Tirane, kanë kenaqësinë të ftojnë organizatat me experiencë të shoqërisë civile të këtij rajoni të marrin pjesë në sesionin e informimit mbi “Thirrjen për Propozime”.

Qëllimi i thirrjes për propozime është mbështetja e shoqatave të shoqerisë civile për të zbatuar projekte të vogla që mundësojnë rininë dhe grupet në nevojë të përfshihen në mënyrë aktive dhe të përmirësojnë situaten social ekonomike të tyre dhe të grupeve që ata përfaqësojnë.

Qëllimi i këtij takimi është që të informojë e prezantojë tek OJF-të lokale objektivin, procedurat dhe kërkesat e kësaj thirrje si dhe të nxisë pjesëmarrjen e tyre aktive në aplikim. Thirrja për propozime do të shpallet në datën 23 korrik – 21 gusht 2018.

Ju mirëpresim,

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).