Art & Kulturë

Nata e Kinemasë – Delegacioni

Këtë të mërkurë, në orën 18:00, në Shtëpinë e Evropës do të shfaqet filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit, i ndjekur nga një diskutim i hapur me pjesëmarrjen e Ndriçim Xhepës, një nga aktorët kryesorë.

Në fillim të viteve ’90, Partia Komuniste u përpoq të rregullonte imazhin e saj. Kur një delegacion i deputetëve të Parlamentit Evropian viziton vendin, njëri nga të ftuarit dëshiron të takojë një ish-student, tashmë në burg për arsye politike.
“Delegacioni” përmban një kast të jashtëzakonshëm aktorësh dhe vëzhgim të ndjeshëm dhe sarkastik të luftërave të pushtetit në epokën e komunizmit.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).