Art & Kulturë

Peston mos e përdorni vetëm për makarona, ja disa ide të tjera

Pestoja gjenoveze është pak a shumë si majdanozi. Ku ta shtosh, i jep shije. Nga pasta tek pica, nga peshku tek mishi. Borzilok, stika pishe, parmixhano dhe vaj ulliri. Për ata që e pëlqejnë, mund të shtojnë dhe pak hudhër. Ja disa ide për ta përdorur salcën pesto:

Mund ta përdorni si përbërës për të mbushur picat së bashku me domatet dhe mocarelën ose me patatet apo perimet e tjera.

Shtoni një lugë pesto në supë për ta bërë më të shijshme dhe të aromatizuar.

Përdoreni peston në  vend të majonezës në sanduiçe me bazë perimesh.

Vetëm dy përbërës për të përgatitur shkopinj shumë të shijshëm: pesto dhe petë sfoliat.

Një antipastë e shijshme për verë? Piqni peta patëllxhani dhe bëjini role me pesto.

Marinojeni mishin me pak pesto para se ta gatuani në grillë apo furrë. E njëjta gjë vlen dhe për gatimet me letër furre.

Për t’u dhënë shije patateve që fusni në furrë, përziejini më parë me pak pesto.

Pestoja shkon shumë me shijen e salmonit apo karkalecat.

Pestoja është e shkëlqyer për t’i shtuar në sallatat me perime, bishtajore dhe drithëra.

Doni të përgatisni spageti me kunguj? Shtojuni pesto.

Bëjini special brusketat duke ju shtuar pak pesto.

Krudo mishi, peshku apo perimesh? Shtojuni pak pesto.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).