Në kuadër të promovimit të Jetesës së Gjelbër dhe afrimit të njeriut me natyrën, Green Line Albania & Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rikthejnë sërisht aktivitetin “Nata e Gjelbër” @ Park.
Aktiviteti do të filloj nga ora 18:00 (tek fushat sportive pas V. Frashëri) dhe vazhdon deri në mëngjesin e ditës tjetër, duke kaluar një natë në natyrë, në çadra kampingu, thjeshtë e shëndetshëm.
Programi parashikon aktivitetet e mëposhtme:
•Ndeshje Volejbolli – Një sfidë midis vullnetarëve dhe stafit të APR.
•Kinema nën Yje @Park.
•Piknik e gatim outdoor.
•Histori rreth zjarrit (nëse nata freskohet ndjeshëm) – Të rinjtë do të kenë mundësi të tregojnë historitë e tyre dhe eksperiencat, si një mënyrë për të rritur njohjen e socializimin.
•Parku i ideve – E ku më mirë se në natyrë mund të frymëzohesh? Pikërisht këtë Natë të Gjelbër do ta përdorim edhe si fidanishte idesh për aktivitete të ndryshme në park.
•Muzikë dhe Karaoke.
•Histori Vullnetarizmi.
•Lorja të ndryshme si Volejboll, BasketBoll, Shah, Dam,Twister etj.
•Lojra sociale me të rinjtë.
•Natyrisht nuk iket pa pastruar zonën e kampingut por edhe pa dhënë një kontribut në pastrimin e liqenit.