Nata e Dokumentarit n’Komitet – Citizenfour

Filmi fillon me Laura Poitras, regjisoren e dokumentarit, që komunikon me emaile të koduara me dikë që e quan veten e tij ‘Citizenfour’. Përgjatë filmit mësojmë se Citizenfour është Edward Snowden, i cili punon për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA).

Ai ka në zotërim të tij dokumente të klasifikuara që vërtetojnë se NSA po spiunon njerëz të huaj dhe vendas ,duke mbledhur metadata, regjistruar biseda dhe lexuar emaile. Në thelb, NSA është duke shkelur ligjet e privatësisë të vendosura për të mbrojtur qytetarët amerikanë, dhe mbledh informacion nën përpjekjet e sigurisë kombëtare për të ndaluar terrorizmin në një botë, pas ngjarjes së 11 Shtatorit.

Një dokumentar që nxjerr në pah luftën e fshehur të dekadës së fundit midis privatësisë e sigurisë dhe historisë së një njeriu që guxoi të dilte kundër një vendi për të ruajtur vlerat etike individuale. Këtë të dielë në Komitetin e Tiranës vjen Citizenfour, në orën 20:00.