29 Nëntor, rreth e qark Tiranës
Bashkia e Tiranës rikthen “Natën e Bardhë” pas dy vitesh mungesë. Festa do të mbahet në gjashtë vendndodhje rreth e qark kryeqytetit, me gjashtë aktivitete të ndryshme.
Në 2019-n eventet u anulluan si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa vjet, grumbullimet publike u ndaluan për të minimizuar numrin e infektimeve me Covid-19.
Më poshtë gjeni vendndodhjet dhe aktivitetet që do të gjallërojnë qytetin më 29 nëntor.