Art & Kulturë

Berk Botime prezanton Antipinokun

25 Nëntor, 18:00, Berk Botime

Shtëpia botuese Berk do të promovojë pasditen e sotme titullin më të ri, “Antipinoku.” Eventi do të mbahet në ambientet e Berk Botime, në Rrugën Him Kolli, nga ora 18:00 deri në 20:00.

“Antipinoku,” një libër nga Ernesto Spinelli, është një përmbledhje tregimesh të shkurtra mbi të vërtetën dhe vetveten. “6 tregime nomadë dhe pa atdhe,” shkruhet në përshkrimin e eventit.

Hyrja është e lirë për publikun.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).