“Muzika dhe Vena” është tema e edicionit të 9-të të Bienales “Netët e muzikës klasike”, që do të zhvillohet në Durrës nga 1-9 gusht.
Bashkë me muzikën instrumentale, pas koncerteve të çdo mbrëmjeje në Hotel “Adriatiku” të pranishmit do të dëgjojnë somelierë vendas dhe të huaj, si dhe do të shijojnë verërat nga kantina të njohura në Itali, Spanjë, Gjermani dhe në vendin tonë.