Korça Short Film Festival hapi siparin sot në qytetin juglindor.
Për 5 ditë radhazi, 50 filma të shkurtër nga 27 vende të ndryshme të botës do të shfaqen në ambientet e Teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi” dhe në sheshin e Kullës Panoramike.
Risia e këtij viti është dhe program VR Competition. Filmat Virtual Reality do të mund të shihen nëpërmjet syzeve VR, dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithë.
Kids Program është program i fëmijëve i cili u zhvillua mes datave 2-4 korrik, dhe ku 60 fëmijë morën pjesë në një seri workshopesh, duke u njohur me teknikat e ndryshme të animacionit dhe duke realizuar disa filma të animuar.
Korça International Short Film Fest, është mbështetur nga bashkia Korçë, Ministria e Kulturës, Ambasada franceze, Ambasada austriake, Aleanca Franceze Korçë, Clermont-Ferrand Film Fest, VIS Vienna Shorts.