Në Berat u çel sot praktika profesionale mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.
Pas një cikël trajnimesh teorike, praktikantët do të zhvillojnë vizitë studimore në disa prej monumenteve të kulturës në Kalanë e Beratit. Më pas do të njihen me banesat monumente kulture që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve restauruese, ku do të zhvillojnë dhe pjesën praktike.
Qëllimi i kësaj praktike është ruajtja e mjeshtërive, teknikave tradicionale, kualifikimi personave, që operojnë në këtë fushë dhe rritja e cilësisë së punimeve sipas standardeve të restaurimit dhe konservimit.