Art & Kulturë

Muzeu Historik Kombëtar, 59% më shumë vizitorë gjatë shkurtit

Muzeu Historik Kombëtar vijon të mbetet atraksioni kulturor dhe historik për vizitorët vendas dhe të huaj dhe për vitin 2019.

Muzeu Historik Kombëtar ka rritje të numrit të vizitorëve për muajin shkurt të këtij viti me rreth 41% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e MHK, numri i vizitorëve të huaj për muajin shkurt 2019 është 59% më shumë se në shkurt të 2018. Gjithashtu dhe vizitorët vendas kanë një rritje me 15% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Numri i vizitorëve ndikon dhe në të ardhurat e institucionit i cili për muajin shkurt 2019 ka grumbulluar rreth 35% të ardhura më shumë se në shkurt 2018.

Jeta artistike dhe kulturore në kryeqytet çdo ditë e më shumë po tërheq publik, duke treguar se artdashësit e shohin si atraksion për të njohur dhe prekur nga afër fusha të shumëllojshme artistike.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).