Merrni pjesë në Konferencën Vjetore “Mushkëri të Gjelbra për Qytetet Tona”, më 3 maj 2019, ora 09:00, në Hotel ROGNER. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të këtij projekti zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Milieukontakt Shqipëri, dhe financuar nga Komisioni Evropian në Shqipëri.
Konferenca është një mundësi e mirë për t’u njohur me rezultatet e para të monitorimeve në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër në bashkëpunim me: Qendrën EPER dhe Ekomjedisi Durrës; Klubin Ekologjik Elbasan; Green Center Shqipëri dhe Qendrën e Informacionit Aarhus Shkodër.
Mushkëri të Gjelbra ka për qëllim zhvillimin dhe pilotimin e metodave alternative për monitorimin e cilësisë së ajrit, ndotjes nga zhurmat dhe gjelbërimit urban në bashkitë tona. Duke bashkëpunuar në nivel lokal me organizatat të shoqërisë civile me fokus në problematika mjedisore, Mushkëri të Gjelbra synon të ndikojë në politikat mjedisore nëpërmjet advokimit dhe fushatave ndërgjegjësuese në nivel lokal dhe kombëtar.