Art & Kulturë

Mos e hani kurrë ushqimin e servirur në pjatat prej druri të restoranteve

Kohët e fundit të gjitha lokalet që përgatisin hamburger apo lounge-t, kanë filluar të përdorin pjatancat prej druri për t’ju servirur ushqimin që ju porosisni.

Edhe pse ato paraqesin një vakt të shijshëm, pjatancat e drurit janë të rrezikshme për këdo që ha prej atyre, pasi sjell rrezik helmimi.

Këshilli Bashkiak i qytetit Birmingham në Angli, ka paralajmëruar qytetarët që mos të hanë më prej këtyre pjatave, duke dhënë shembullin e një restoranti, i cili ishte gjobitur me 50.000 paund për shkak se pjatancat e drurit të pista kishin sjellë helmimin e 14 klienteve të tij.

Prandaj, herës tjetër kur shkoni të drekoni jashtë, sigurohuni që të gjitha pjatat me të cilat ju serviret ushqimi të jenë të pastra.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).