Një nga mënyrat më të lehta për të hequr qafe aknet në fytyrë? Hani si banorët e ishullit Kitava!
Ky ishull tropikal gjendet në mes të detit Solomon, në Guinenë e Re dhe i përshkruar vetëm nga uji, ai është i paprekur nga traditat ushqimore të botës së zhvilluar.
Banorët e këtij ishulli nuk konsumojnë ushqime të proçesuara dhe të rritura në mënyrë artificiale. Dieta e tyre përbëhet vetëm nga ushqimet bio që gjenden në ishull.
Dr. Staffan Lindberg, së bashku me skuadrën e tij të mjekëve, analizuan rreth 1200 banorë të Kitavës. Rezultoi se asnjëri prej tyre nuk kishte patur asnjë akne që prej 843 ditësh! Dhe ky fakt nuk lidhet me gjenetikën, por me ushqimet që këta njerëz konsumojnë.
Patatet e ëmbla, që ndodhen me shumicë në këtë vend, janë të pasura me Vitaminën C, e cila ndihmon në pastrimin e lëkurës. Po ashtu, arra e kokosit dhe vaji i saj, një ushqim që konsumohet shumë nga këta banorë, është anti-inflamatore, anti-bakteriale dhe nuk shkakton probleme në lëkurë.
Përveçse e mbajnë lëkurën të pastër nga aknet, këto ushqime ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, dementia etj.
Prandaj, nëse doni që të zhdukni aknet dhe të bëni një jetesë të shëndetshme, ndiqni dietën e banorëve të Kitavës, me plot fruta, patate të ëmbla dhe pa ushqime të proçesuara!