Modelet e flokëve që ju ndihmojnë të fshehni yndyrën

 

Për shumë femra flokët e yndyrshme janë një problem më vete. Zgjimi shpejt në mëngjes dhe larja e tyre që flokët mos të duken keq kur shkoni në punë apo shkollë, është vërtet rraskapitëse.

Po sikur t’ju themi se disa modele flokësh e fshehin yndyrën, duke u kursyer kohën që ju duhet për t’u larë, me qëllim që të ngriheni më vonë? Ja disa prej këtyre modeleve, të cilat i gjeni bashkangjitur me fotot përkatëse më poshtë.

Provoni të vendosni një shall në kokë, pasi jo vetëm që do duket bukur, por edhe fsheh pjesën e sipërme të flokut, që zakonisht yndyroset më shpejt.

E mbani mend gjysëm topuzin? Epo, rikthejeni sërish në përdorim, pasi është një stilim shumë i bukur dhe praktik për të fshehur pamjen e keq të flokut…

Përpiquni që t’i bëni flokët tuaj me kaçurrela të shkujdesura

Kapset e flokëve janë shpëtim jete! Nuk e besoni? Kapini flokët gjysëm ose të gjitha me një kapse të madhe dhe do ta vini re menjëherë ndryshimin drastik! Jo më yndyrë, jo më flokë të shëmtuara!

Nëse i mbani flokët të ndara në mes, ky lloj modeli vetëm sa do të theksojë më shumë yndyrën. Në këto ditë, përpiquni t’i mbani flokët vetëm nga njëra anë.

Bëni gërsheta peshku! Jo vetëm të bukura, por këto lloj gërshetash e mbledhin flokun tuaj dhe e bëjnë të duket aq bukur e i pastër!

Vendosni një kapele… dhe problemet tuaja marrin fund!

Ose mund t’i kapni të gjitha flokët bisht a topuz… funksionon gjithmonë!

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).