Më 17 shkurt, projekti i Telekom Electronic Beats, që synon të krijojë tendencat më të reja në fushën e kulturës muzikore në Shqipëri, do të drejtohet nga qyteti i Korçës.
Duke filluar që nga ora 20:00 në 7 lokale njëkohësisht, do të ketë plot 7 artistë, të cilët do të performojnë ritme të ndryshme për të kënaqur të gjitha shijet specifike të audiencës.
Pazari i Vjetër do të shndërrohet në një “Disneyland” ku mbizotëron muzika! Ndërkohë, me mbërritjen e mesnatës do të keni mundësinë të mblidheni për festën kryesore të mbrëmjes tek Dyqani i Rakos, për t’u kënaqur me performancën e Kristin Velvet.