Art & Kulturë

Festoni një Shën Valentin ndryshe nga të tjerët, në kinema për “Pasojat e dashurisë”

 

Për të gjithë të dashuruarit, por edhe për beqarët, një nga filmat italian më të vlerësuar në Festivalin e Kanës “Le conseguenze dell’ amore”, do të shfaqet në Tiranë.

Një film i zhanrit dramatik dhe me regji të Paolo Sorrentino, “Pasojat e dashurisë” trajton historinë e një biznesmeni të tërhequr e aspak social, i cili habitet me veten kur zbulon se ka rënë në dashuri me një shërbëtore tek lokali që ai frekuenton shpesh.

Me aktorët e njohur italian, si Toni Servillo, Olivia Magnani, Adriano Giannini e Raffaele Pisu, filmi fitoi 5 çmime “David di Donatello” në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2004, duke përfshirë çmimet “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Aktori më i mirë”.

Ky film do të jepet me iniciativën e Institutit Italian të Kulturës tek biblioteka e po këtij instituti që ndodhet në qendër të kryeqytetit. Mos e humbisni pa parë, më 14 shkurt, e mërkurë, ora 18:30. Hyrja e lirë!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).