Dokumentari i regjisorit Julien Pfyffer mbi Orikumin dhe misteret e tij, do të shfaqet këtë të hënë tek Akademia e Filmit “Marubi”.
Ky film do të transmetohet në kuadër të Pranverës së Frankofonisë 2018, e cila starton ciklin “Cinema des Pays Francophones”.
“Misteret e Orikumit” ndjek eksplorimin e bregdetit të Shqipërisë nga ekipi i Fondacionit Octupus, i cili zbuloi ekzistencën e një qyteti antik të harruar. Marrja e këtij porti romak nga Jules Cesar gjatë luftës civile, ka qenë një ngjarje kyçe që ka kontribuar në ardhjen e tij në pushtet absolut.
Publikuar në vitin 2015, ekipi i filmit ndoqi arkeologët e Universitetit të Gjenevës dhe të Institutit Shqiptar që kryen kërkime në këtë vend unik midis viteve 2012 dhe 2013.
Mos e humbisni, më 19 mars, ora 19:00-20:30.