Art & Kulturë

Një film dedikuar Papa Françeskut, së shpejti në kinema

“Papa Franceso, un uomo di parola” është një film-dokumentar amerikan dedikuar Papa Françeskut.

Me regji nga Wim Wenders, ky film do të japi premierën e tij në kinematë botërore më 18 maj.

Filmi tregon vizionin e Papës mbi Kishën dhe shqetësimin e thellë për të varfrit, angazhimin e tij ndaj çështjeve mjedisore, drejtësinë sociale, si edhe thirrjen e tij për paqe në zonat e konfliktit e për ekuilibër midis feve të ndryshme.

Ky dokumentar është realizuar në një mënyrë të mirëfilltë, që i jep shikuesit ndjesinë se është duke biseduar ballë për ballë me Papën. Ai jep përgjigje e mendime për shumë çështje të ndryshme, në lidhje me fermerët, punëtorët, kampet e refugjatëve, ata që ndodhen në burg, të varfrit, etj.

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).