Art & Kulturë

MetroSounds te Teatri Metropol

Vjen edicioni i dytë të MetroSounds, produksioni më i ri i Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana në bashkëpunim me Ballkan World Music Management.

“MetroSounds” – një festival muzikor i cili do të shtrijë programin e tij nga data 1-20 Shkurt në sallën Shekspir të Metropolit.

Programi i MetroSounds 2 përbëhet nga një përzgjedhje artistike e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “A Mediterranean Tale/ Përrallë Mesdheu”. Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës.

Zonja dhe Zotërinj, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë programin e MetroSounds 2:

DUOUD (TU/ ALG /FR) – 1 Shkurt, ora 20:00
ROBERT BISHA (IT/ AL) – 6 Shkurt, ora 20:00
LINDA RUKAJ (AL/ FR) – 13 Shkurt, ora 20:00
ANSAMBLI FOLKLORIK TIRANA (AL) – 15 Shkurt, ora 20:00
ANTONIO FORCIONE (IT/ UK) – 20 Shkurt, ora 20:00

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).